Duro kërkon historinë

Futboll

Duro kërkon historinë

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 20:50
Foto ilustrim

Struga luan në transfertë ndaj Buduçnostit të Podgoricës në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Në Malin e Zi, skuadra shqiptare e drejtuar nga Shpëtim Duro do të tentojë kalimin e turit, gjë e cila do të ishte për herë të parë në histori për Strugën.

Ndeshja e parë në Maqedoni ka përfunduar me rezultatin 1-0 për skuadrën e Duros, teksa Buduçnosti i drejtuar nga Mlados Milinkoviç do të tentojë përmbysjen në shtëpi.

Sa i përket formacioneve, Duro ka preferuar titullarë edhe tre ish-lojtarët e Superiores, Mazrekajn dhe Zguron.

FORMACIONET:

BUDUÇNOST: Pavliçiç, Sekuloviç, Gjuriçkoviç, Axhiç, Injatoviç, Brnoviç, Mirkoviç, Axhiç, Gaseviç, Perisiç, Grbiç
TRAJNER: M. Milinkoviç

STRUGA: Kjosevski, Krivanjevca, Radiç, Neziri, Zguro, Shabani, Bojku, Maliqi, Mazrekaj, Radeski, Ibraimi
TRAJNER. Sh. Duro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat