Partizani kualifikohet në rrethin e tretë të Conference League

Futboll

Partizani kualifikohet në rrethin e tretë të Conference League

Nga: K. G. Më: 1 gusht 2023 Në ora: 22:42
Partizani

Partizani i Tiranës fuqi për skuadrën nga Andorra, Atletic Escaldes, duke e mposhtur me rezultat 4:1 në ndeshjen e kthimit që u zhvillua në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Ballafaqimin e parë skuadra nga kryeqyteti shqiptar e fitoi me 1:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 5:1 kualifikohet në rrethin e tretë të Conference League.

Golat i realizuan Tedi Cara (28' e 45+1'), Arinaldo Rrapaj (64’) e Eros Grezda (90+5’) dhe për mysafirët shënoi Rodrigo Piloto (0+4’ – nga penalltia).

Partizani tani do të ndeshet me ekipin nga Letonia, Valmiera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat