Musliu dënohet me tri ndeshje në Gjermani

Futboll

Musliu dënohet me tri ndeshje në Gjermani

Nga: K.G. Më: 1 gusht 2023 Në ora: 23:16
Musliu

Futbollisti shqiptar, Visar Musliu, ka pasur një debutim të keq me ekipin Paderbornit në Bundesliga II, ku u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 8-të në përballjen me Greuther Furth. 

Skuadra e Paderbornit pësoi humbje të thellë me rezultat  5:0 nga Greuther Furth, në hapje të edicionit të ri.

Komisioni Disiplinor i Federatës Gjermane ka vendosur që të pezullojë Visar Musliun për tre ndeshjet e ardhshme.

Kjo do të thotë se Musliu do të mungojë në ndeshjet kundër Osnabruck, Energy Cottbus në Kupë dhe ndaj Fortuna Dusseldorf.

Musliu u transferua nga Ingolstadt në Paderborn gjatë kësaj vere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat