UEFA nuk fal, Levski gjobitet me 40 mijë euro për incidentin me skuadrën shqiptare 

Futboll

UEFA nuk fal, Levski gjobitet me 40 mijë euro për incidentin me skuadrën shqiptare 

Nga: K. G. Më: 1 gusht 2023 Në ora: 23:22
Tifozët eLevskit

Levski nga bullgaria, siç bëhet e ditur nga vetë klubi, është gjobitur nga UEFA me 40 mijë euro për sjellje diskriminuese, duke përfshirë thirrje etnike dhe slogane politike, si dhe ekseset në sektorin mysafir (në Shkup) në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Conference League në futboll. 

Incidenti ka ndodhur në ndeshjen me skuadrën shqiptare Shkupi, ku tifozët patën thirrje të pahijshme.

Përveç gjobës, Levskit iu ndalua edhe shitja e biletave për tifozët e vet për sfidën e radhës në udhëtim në garat evropiane. 

UEFA njoftoi gjithashtu se në rast të një shkeljeje të re në ndeshjen e radhës në shtëpi të skuadrës në garën ndërkombëtare, stadiumi i Levskit do të jetë i mbyllur për tifozët.

Pikërisht për këtë, Levski bëri thirrje për sjellje korrekte të tifozëve të vetë në duelin e radhës me Shkupin, i cili do të luhet të enjten në Sofje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat