Shfaqet fanella e Cërvena Zvezdës në sfidën me ekipin shqiptar, rrëmujë në stadium 

Futboll

Shfaqet fanella e Cërvena Zvezdës në sfidën me ekipin shqiptar, rrëmujë në stadium 

Nga: K. Goca Më: 1 gusht 2023 Në ora: 23:41
Pamje në tribunë nga incidenti në Podgoricë

Skuadra shqiptare, Struga Trim Lum, kampion i Maqedonisë së Veriut, është kualifikuar në rrethin e tretë të Conference League në futboll.

Shfaqet fanella e Cërvena e Zvezdës në sfidën me ekipin shqiptar, rrëmujë në stadium!

Menjëherë pasi mysafirët (Struga Trim Lum) kaluan në epërsi me rezultat 1:2, tifozët e Buduçnostit vunë re një djalë të ri, në skajin e tribunës, të veshur me një fanellë të Cërvena Zvezdës me mbishkrimin Saviçeviq dhe numrin dhjetë në anën e pasme.

Një numër i tifozëve malazezë u hodhën mbi të, të tjerët ndërhyjnë dhe policia përdori forcën për të qetësuar masën.

Struga Trim Lum ka shënuar fitore me 4:3 në Podgoricë ndaj Buduçnostit, po ashtu edhe sfidën e parë e ka fituar me 1:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat