Hoxhallari merr kreun duke kaluar edhe golashënuesit

Futboll

Hoxhallari merr kreun duke kaluar edhe golashënuesit

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 12:50
Tirana

Tirana do të luajë të enjten ndaj Beshiktashit në sfidën e dytë të Ligës së Konferencës.

Skuadra bardheblu këtë sezon vere ishte nga më aktivet në merkato, teksa ka afruar të paktën shtatë lojtarë të rinj, të gjithë emra të njohur të futbollit shqiptar.

Nga ata tjetër, Tirana ka ndryshuar në shifrat e “Transfermarkt”. Skuadra tani vlen rreth 5.53 milionë euro e gjitha. Po kështu, afrimet në skuadër kanë ndryshuar edhe renditjen e lojtarëve më me vlerë.

Deri vjet ishte në krye të listës Florent Hasani me 500 mijë euro, ndërsa sivjet lojtari më me vlerë është Erjon Hoxhallari. Vlera e tij është 550 mijë euro, lojtari i tretë më me vlerë është Ardit Deliu.

LËVIZJET – Tirana ka humbur të paktën 1.5 milionë euro nga largimi i lojtarëve pa u shitur kartoni. Deri tani te bardheblutë janë zyrtarizuar disa largime, vlera e kartonëve të tyre është e lartë.

Të gjithë kanë ikur me kosto zero. Kartonët e Albano Aleksit dhe Kristijan Toshevskit kushtojnë nga 250 mijë euro.

Kartoni i Visar Bekajt kushton 400 mijë euro, ndërsa i Zhozelin Behiratçes 275 mijë euro, pa harruar Berishën, Gjumsin e lojtarë të tjerë. Jo vetëm kaq, por Tirana ka kursyer rreth 30 mijë euro në muaj paga nga largimi i këtyre futbollistëve.

Deri tani Tirana nuk ka shitur asnjë lojtar, ndërsa në janar Tirana ia doli që të shiste disa futbollistë, duke arkëtuar 1.5 milionë euro. Tirana ka afruar këtë verë disa lojtarë që vlejnë 2.13 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat