Çmenduri në prezantimin e Edinson Cavanit në Boca Juniors

Futboll

Çmenduri në prezantimin e Edinson Cavanit në Boca Juniors

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 14:50
Edinson Cavani

Çmenduri në prezantimin e Edinson Cavanit në Boca Juniors.

Në stadium mitik, Bonbonera, ishin të pranishëm plot 36 mijë tifozëve të skuadrës së kryeqytetit Buenos Aires, ku “El Matador” ka vendosur të vijojë karrierën.

“Po pres me padurim të vrapoj pas topit, të luaj tani”, ka nënvizuar sulmuesi 36-vjeçar uruguaian, i cili ka nënshkruar kontratë deri në fund të vitit të ardhshëm.

Tani për tani, “El Matador” do të duhet të presë 9 gushtin, datën e ndeshjes së dytë të fazës të Copa Libertadores, kundër Nacional (Uruguaj). Cavani nuk ka udhëtuar për në Montevideo, ku të enjten do të luhet ndeshja e parë.

Prioriteti i Cavanit është të fitojë formën fizike, pasi për herë të fundit në një ndeshje zyrtare luajti më 28 maj, duke hyrë në fushë në minutën e 82′ në duelin Valencia – Espanyol (2-2), për javën e parafundit të La Ligas.

Në seancën e parë stërvitore të zhvilluar të martën me bashkëlojtarët e rinj, Cavani, i cili zotëron fanellën me numrin 10, është takuar me trajnerin Jorge Almirón.

Boca Juniors është klubi i shtatë i Cavanit, i cili ka luajtur herët me Danubio (Uruguaj), Palermo dhe Napoli (Itali), PSG (Francë), Man. United (Angli) dhe Valencia (Spanjë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat