Rodriguez në Brazil: Presion? Aspak, unë kam luajtur me Realin

Futboll

Rodriguez në Brazil: Presion? Aspak, unë kam luajtur me Realin

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 15:03
Rodriguez

James Rodriguez është transferuar në Brazil. Fantazisti kolumbian firmosi deri në vitin 2025 me Sao Paulon, që është skuadra e dhjetë në karrierën e 32-vjeçarit.

Mesfushori i avancuar ka mbetur i mahnitur nga pritja e ngrohtë e tifozëve të skuadrës braziliane, teksa theksoi se presioni nuk është aspak problem për të.

“Nuk e mendoja se do të kishte kaq shumë njerëz në aeroport.

Mikpritja ishte emocionuese. Ishte bukur ta ndjeja atë mbështetje, më pëlqeu shumë, faleminderit të gjithë fansave.

Presion? Jo, pasi unë kam luajtur me Real Madrid. Jam mësuar me këtë lloj presioni dhe e di se si është të fitosh. Më pëlqen shumë të luaj në stadiume plot”.

Më pas një koment në lidhje me vendimin për të luajtur në Brazil.

“Një nga faktorët që më bëri të zgjedh San Paulon është madhështia që ka ky klub. Jam vërtetë i lumtur që ndodhëm këtu”, deklaroi James Rodriguez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat