Evans pranë kthimit në “Old Trafford”

Futboll

Evans pranë kthimit në “Old Trafford”

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 15:13
Jonny Evans

Evans pranë kthimit në “Old Trafford”!

Ish-lojtari i Leicester City-t, Jonny Evans, është shumë pranë rikthimit te Manchester United për 1 sezon.

35-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e trajnerit holandez, Erik Ten Hag, gjatë periudhës parasezonale.

Irlandezo-veriori është produkt i akademisë së “Djajve të Kuq”, me lojtarin që u largua nga “Old Trafford” verën e vitit 2015.

Klubi anglez është optimist për një marrëveshje afatgjatë me futbollistin, duke parë paraqitjet e tij në këtë muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat