A do të kthehet Alexis Sanchez tek Interi?

Futboll

A do të kthehet Alexis Sanchez tek Interi?

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 11:23
Alexis Sanchez

Pas një sezoni të shkëlqyer me Olympique Marseille, sulmuesi Alexis Sanchez shpreson të kthehet tek Interi një vit pas largimit të tij të turbullt.

“Corriere della Sera” shkruan sot se sulmuesi kilian, që bëri 35 paraqitje dhe shënoi 14 gola në Ligue 1, sezonin e kaluar, ka refuzuar ofertat nga Spanja dhe një shumë të pasur nga Al-Nassr, duke vendosur kështu të presë Interin edhe disa ditë.

Megjithatë, sot për sot zikaltrit nuk mund të shkojnë përtej llogarive, sepse negociata për një sulmues të dytë kalon përmes shitjes së Joaquin Correa.

Për Sanchez do të ishte një rikthim. Ai tashmë ka veshur fanellën e zikaltërve për tri sezone, nga viti 2019 deri më 2022, duke grumbulluar mbi 100 ndeshje zyrtare dhe realizuar 20 gola. 34-vjeçari, në sezonin e tij të fundit në Francë tregoi se është ende një lojtar i profilit të lartë.

Pavarësisht viteve që kalojnë, ai mbetet një element kryesor i kombëtares së Kilit, me të cilën deri më tani ka grumbulluar 155 paraqitje dhe ka shënuar 50 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat