Cancelo ka arritur marrëveshje personale me Barçën

Futboll

Cancelo ka arritur marrëveshje personale me Barçën

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 12:21
Cancelo

Joao Cancelo ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën.

Për këtë është i sigurt eksperti i transfereve, Fabrizio Romano.

Sipas gazetarit sportiv italian, trajneri Xavi Hernandez e donte lojtarin qysh në janar, kur megjithatë lojtari përfundonte në Bayern Munich, ku qëndroi për gjysmë sezoni në formë huazimi.

E tash, trajneri spanjoll e ka përsëri prioritet mbrojtësin e djathtë portugez.

Tash, Barçës i takon të diskutojë me Manchester Cityn për transferimin eventual të përfaqësuesit portugez, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola.

Kampioni i Spanjës dëshiron ta shesë fillimisht Ousmane Dembelen në Paris Saint-Germain dhe me një pjesë të atyre parave ta transferojë Cancelon, i cili është në pritje të marrëveshjes mes klubeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat