“Pleshti” dhuron spektakël, 5 gola në 3 ndeshje për sulmuesin

Futboll

“Pleshti” dhuron spektakël, 5 gola në 3 ndeshje për sulmuesin

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 12:56
Messi

Dyshimet se zgjodhi Amerikën vetëm për paratë dhe për të dalë në pension, Lionel Mesi i ka hedhur shpejt poshtë. Dhe e ka bërë këtë në mënyrën e tij, me gola dhe spektakël.

“Pleshtit” i janë dashur vetëm tre ndeshje për të magjepsur tifozët e Inter Majemi, por jo vetëm, duke gjetur edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës.

Kampioni i botës ndihmoi skuadrën e tij në fitoren 3-1 kundër Orlandos, duke shënuar golin e epërisë që në minutën e shtatë.

Messi realizoi edhe pas pushimit, duke vulosur triumfin e formacionit nga Florida.

Pas tre ndeshjeve të para në aventurën e tij amerikane, sulmuesi argjentinas numëron 5 gola, ndërsa ka dhënë edhe 2 asist për shokët e tij të skuadrës.

Shifra marramendëse që nëse i shtohen edhe magjitë që dhuron me topin, mund të thuhet pa asnjë dyshim se Lionel Mesi ka pushtuar shumë shpejt edhe futbollin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat