Ka larguar 36 futbollistë, mes tyre dy shqiptarë

Futboll

Ka larguar 36 futbollistë, mes tyre dy shqiptarë

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 13:56
Interi

Interi ka qenë skuadra më aktive në merkaton e verës në Itali, por ndryshe nga të tjerat që kanë afruar shumë emra, zikaltërit kanë pasur një eksod të jashtëzakonshëm.

Plot 36 futbollistë janë larguar nga skuadra e Interit, përfshirë këtu skuadrën e parë dhe skuadrën e Primaveras.

Mesa duket, Interi ka një tjetër projekt dhe mes 36 emrave të larguar në këtë merkato, bëhet fjalë për lojtarë që janë mbi 19 vjeç dhe që kanë pasur mundësi të luajnë më Primaveran por edhe me ekipin e parë zikaltër.

Mes tyre, janë edhe dy talentët nga Shqipëria. Kristian Dervishi i ka dhënë lamtumirën Interit duke firmosur me Taranton ndërkohë që Andi Hoti është zyrtarizuar në Gjermani te Magdeburg. Mes lojtarëve të larguar, nuk mungojnë as emra si Onana, Xheko, D’Ambrozio, Skriniar apo Brozoviç

PORTIERË:

Fabrizio Bagheria (I lirë)

Aleks Kordaz (I lirë)

Samir Handanoviç (I lirë)

Andre Onana (Manchester United)

Ionut Radu (Bournemouth)

Ëilliam Rovida (Pro Patria)

MBROJTËS:

Henrique Dalbert (I lirë)

Danilo D’Ambrosio (I lirë)

Kristian Dervishi (Taranto)

Andi Hoti (Magdeburg)

Marco Monti (I lirë)

Andrea Moretti (Pro Patria)

Andrea Pelamatti (Torres)

Lorenzo Pirola (Salernitana)

Alessandro Silvestro (Fiorenzuola)

Milan Skriniar (Paris Saint-Germain)

Edoardo Sottini (Cittadella)

Zinho Vanheusden (Standard Liège)

Mattia Zanotti (St. Gallen)

MESFUSHORË:

Marselo Brozoviç (Al-Nassr)

Roberto Galiardini (Monza) Samuel

Grigar (Banik Ostrava)

Françesko Nunziatini (Torres)

Gaetano Oristanio (Cagliari)

Tibo Persin (Fc Eindhoven)

Lorenzo Pesketola (Monopoli) Marco

Pompeti (Catanzaro)

Mattia Sangali (Trento)

Nikolo Skuizato (Pescara)

David Vieser (Mantova)

SULMUES:

Valentin Karboni (Monza)

Fakundo Kolidio (River Plate)

Edin Xheko (Fenerbahçe)

Darian Males (Young Boys)

Samuele Mulattieri (Sassuolo)

Martin Satriano (Stade Brestois)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat