Sommer mban peng Interin

Futboll

Sommer mban peng Interin

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 16:13
Sommer

Interi vuan ende mungesën e numrit 1.

Zikaltrit janë momentalisht pa portier të parë dhe u janë “falur” dorezave të Filip Stankoviqit në këto miqësore të para të fazës përgatitore.

Ndërkohë që nëse nuk huazohet serbi mund të përfundojë si portieri i dytë i skuadrës, zikaltrit qëndrojnë në ndjekje të Jan Zomerit.

Zviceriani i Bajern Mynihut është alternativa e parë për Inzagin, por ngërçi i tij me bavarezët po mban peng të gjitha lëvizjet e italianëve mes shtyllave.

34-vjeçari shikohet ende si opsion për Neuer dhe nuk ka marrë dritën jeshile nga Bajerni për t’u larguar edhe pse vetë ai ka shprehur dëshirën për t’u transferuar në Serinë A.

Interi mund të paguajë deri në 6 milionë euro për kartonin e Sommerit, por në pritje të zgjidhjes së situatës së tij po mban ende nën vëzhgim Huan Muson.

Portieri i Atalantës ka qenë prej kohësh një nga të preferuarit e trajnerit dhe drejtuesve dhe është i pari në listën e Interit nëse dështojnë negociatat për Sommerin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat