Bayerni nuk heq dorë

Futboll

Bayerni nuk heq dorë

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 18:03
Reali

Tomas Tuhel para dy ditësh ceku problemin e mungesë së e profilit me numër “6”, cili koincidon me rolin e shkatërruesit, e ku trajneri 49- vjeçar nuk i gjen karakteristikat në gjirin aktual.

Në sajtë të kësaj linje raportimesh, bordi i bavarezëve ka zbërthyer planin për të arritur te mesfushori i Real Madridit, Tçuameni. Konkretisht francezi e ka pohuar se nuk e ka në plan të nënshkruajë me ekip tjetër.

Marrë në konsideratë dëshirën e 23-vjeçarit, Uli Hënes me shokë kanë planifikuar te bëjnë tentativë konkrete në ditët e fundit të merkatos.

Strategjia përkon me propozimin e huazimit, të paktën 1-vjeçar, i cili jo vetëm do të rriste konkurrencën, por do t’i jepte fund çështjes së “shkatërruesit”, pra personazhit që bën lidhjen mes mbrojtjes dhe repartit defensiv.

Vlera e futbollistit me numër “18” në gjirin e madrilenëve vlerësohet 85 milionë euro. Ama nëse u referohemi prononcimeve paraprake,

Bajerni ishte i gatshëm të shpenzonte deri në 100 milionë euro. Deklan Rajs ishte një tjetër opsion në listën e gjermanëve, por ai e refuzoi kalimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat