Trajneri kundër Messit

Futboll

Trajneri kundër Messit

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 18:21
Messi

Pesë gola në tri ndeshje. Në këtë mënyrë është prezantuar Lionel Messi në aventurën e tij të re: Inter Miami dhe gjithë futbolli amerikan po shijojnë magjitë e argjentinasit, por jo të gjithë janë të lumtur.

Ky është rasti i Oscar Pareja, trajneri kolumbian i Orlando City-t, i cili është mundur 3-1 nga skuadra e Messi-t.

Një rezultat që, sipas tij, është kushtëzuar nga një arbitrim shumë i butë në favor të Leos.

“Mbrëmjen e sotme ka qenë një cirk”, ka deklaruar Pareja në konferencë për shtyp, duke folur pak në spanjisht dhe pak në anglisht. “Ishte një karton i verdhë i dytë për Messi-n që nuk u dha”, ka thënë ai.

“Nuk më intereson se bëhet fjalë për Messi-n, duhet të trajtohet si gjithë të tjerët. Gjërat duhen bërë në mënyrë korrekte dhe nuk ka qenë kështu. Ajo që ka ndodhur në fushë…”.

Pareja i ka hedhur akoma më shumë benzinë zjarrit duke folur për penalltinë e dhënë për Inter Miami në fillimin e pjesës së dytë dhe e transformuar nga Martinez, kur rezultati ishte 1-1:

“Ishte një simulim i pastër dhe shumë i lehtë për t’u parë”, ka thënë ai. Pas golit të avantazhit 2-1 ka ardhur goli i Messi-t që ka mbyllur ndeshjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat