Pritet vetëm zyrtarizmi

Futboll

Pritet vetëm zyrtarizmi

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 18:58
Sharl De Ketelare

Sharl De Ketelare mund t’i japë fund makthit të eksperiencës së tij te Milani.

Mesfushori belg, i afruar me shumë bujë si “Kaka i ri” në Milano, ka dështuar plotësisht në vitin e tij të parë te kuqezinjtë dhe tashmë po bëhet gati për një tjetër eksperiencë.

Mediat italiane raportojnë prej ditësh për kontakte mes Atalantës dhe kuqezinjve për transferimin e futbollistit dhe duket se më në fund është gjetur një akord.

De Ketelare do të transferohet në huazim për vlerën e 3 milionë eurove, ndërsa zikaltrit do të kenë të drejtën e blerjes së kartonit të tij në fund të këtij edicioni për 23 milionë euro.

Te Milani janë dorëzuar sa i përket futbollistit dhe shpresojnë që të bindë Atalantën që ta blejë, pasi nuk kanë vendosur në kontratë klauzolën e kundërofertës.

De Ketelare ka marrë një ofertë edhe nga Real Sociedad, por mendohet se sot do të kthejë përgjigjen pozitive përfundimtare për Atalantën dhe të firmosë transferimin e tij te bergamaskët. Një klub ku janë rivlerësuar shumë futbollsitë, e ku ai pret të ndodhë e njëjta gjë edhe me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat