Miqësorja e luksit ndaj kampionëve, Bulku publikon listën

Futboll

Miqësorja e luksit ndaj kampionëve, Bulku publikon listën

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 11:52
Shqipëria U19

Shqipëria U19 nis të dielën e 6 gushtit përgatitjet për miqësoren e luksit me kampionët e Europës për grupmoshën U19, Italinë.

Trajneri i kuqezinjve, Ervin Bulku ka zbardhur këtë të premte edhe listën e lojtarëve që do të grumbullohen për këtë miqësore të rëndësishme.

Ndeshja mes dy përfaqësueseve të kësaj grupmoshe, do të zhvillohet në Koverçiano (9 gusht) dhe është planifikuar të nisë në ora 17:30.

Image

Lista

Trajneri Bulku ka ftuar për këtë test 20 lojtarë të vitlindjes 2005-2006. Një pjesë e mirë e të cilëve kanë qenë vazhdimisht pjesë e përfaqësueses së 19-vjeçarëve gjatë këtij viti. E që kanë marrë pjesë në miqësore apo seleksionimet e shumta.

Ky është viti i tretë radhazi që Shqipëria U19 zhvillon ndeshje miqësore ndaj Italisë në muajin gusht, duke e kthyer këtë test tashmë në një traditë.

Kuqezinjtë do të udhëtojnë të dielën drejt Italisë, duke nisur menjëherë përgatitjet në shtetin fqinj. Nën drejtimin e Bulkut, skuadra kuqezi do të stërvitet për tri ditë me radhë në qendrën e Koverçianos. Teksa më 9 gusht do të luajë edhe miqësoren ndaj të kaltërve

Për trajnerin Ervin Bulku dhe stafin teknik të kuqezinjve, takimi ndaj Italisë konsiderohet si mjaft i vyer për të parë gjendjen e skuadrës dhe elementët e perspektivës. Edhe në kuadër të provës së radhës së Shqipërisë U19 në arenën ndërkombëtare.

Kuqezinjtë do të marrin pjesë në kualifikueset e Kampionatit Europian 2023/2024 në Grupin 13. Së bashku me Irlandën, Belgjikën dhe Slloveninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat