Barça kërkon Sanen

Futboll

Barça kërkon Sanen

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 11:54
Sane

Barça kërkon Sanen!

Largimi i papritur i anësorit francez të sulmit, Ousmane Demdele drejt “gjigandëve” francezë të Paris Saint-Germain ka lënë një “boshllëk” të konsiderueshëm në repartin ofensiv të “katalanasve” të Barcelona, me këta të fundit që janë në kërkim të një zëvendësuesi për 26-vjeçarin.

Në listën e “blaugranave” për të zëvendësuas Dembele është dhe “fantazisti” gjerman i Bayern Munich, Leroy Sane, i cili pëlqehet shumë nga tekniku Xavi dhe i përshtat mjaft mirë skemave të këtij të fundit.

Mirëpo, autori 14 golave dhe 10 asistimeve, në sezonin  e kaluar me “bavarezët” duket se ka gjë tjetër në mendje, teksa nuk ka ndërmend të lëvizë nga kampionët e Bundesliga, të paktën edhe për 1 vit, teksa kujtojmë se sezonin e ardhshëm, Sane përfundon kontratën e tij me Bayern Munich..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat