Aubameyang tallet pasi u largua nga Chelsea: Mbaja rekordin për shpejtësi në stërvitje

Futboll

Aubameyang tallet pasi u largua nga Chelsea: Mbaja rekordin për shpejtësi në stërvitje

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 23:15
Pierre-Emerick Aubameyang

Sulmuesi nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang kaloi një periudhë “makthi” në Stamford Bridge pasi ai u bashkua nga Barcelona në verën e kaluar, duke shënuar vetëm tre gola dhe një asistim në 21 paraqitje për Chelsean.

Aubameyang insistoi se ishte lojtari më i shpejtë i Chelseat sezonin e kaluar pasi u largua nga londinezët për në Marsejë.

“Ndihem shumë mirë. Një shaka e vogël, mbaja rekordin për shpejtësi tek Chelsea sezonin e kaluar në stërvitje. 36 km/h. Pra, në atë nivel, mendoj se jam mirë”, u tha ai gazetarëve,shkruan Goal.

Aubameyang u largua dhe u transferua në Marsejë si transfer i lirë ku nënshkroi një marrëveshje trevjeçare.

Ai ka përvojë të mëparshme duke luajtur në kompeticionin francez, pasi më parë ka luajtur për Saint-Etienne, Dijon, Lille dhe Monaco, duke shënuar 41 gola në 120 paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat