Napoli gjen pasuesin e Kim

Futboll

Napoli gjen pasuesin e Kim

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 11:17
Natan

Napoli gjen në Brazil pasuesin e Kim Min-Jae. Klubi kampion i Italisë ka arritur marrëveshjen me Bragantinon për mbrojtësin 22-vjeçar Natan, i cili pritet të zbarkoj në Itali për testet mjekësore dhe zyrtarizimin me të kaltrit.

Natan është një futbollist që luan me këmbën e majtë dhe ka një fizik për t’u admiruar, teksa në Napoli janë të bindur se do të zëvendësojë siç duhet koreanin Kim, për të formuar një tjetër digë të pakalueshme bashkë me Amir Rrahmanin.

Pas Natan, napolitanët pritet të hidhen në sulm për mesfushorin holandez të Atalantës, Koopmeiners.

Ky i fundit ndiqet me interes edhe nga Milani, por të kaltrit kanë marrë një miratim nga futbollisti dhe tashmë duhet vetëm të bindin Atalantën, para se ta vënë nën urdhrat e Rudy Garcias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat