Japonia dhe Spanja kualifikohen në çerekfinale

Futboll

Japonia dhe Spanja kualifikohen në çerekfinale

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 12:13
Japonia

Faza e 1/8-ave në Botërorin e Femrave ka nisur pa surpriza, me Spanjën dhe Japoninë që bëhen dy kombëtaret e para që kanë avancuar më tej për në çerekfinale.

“La Furia Roja” u ndesh përballë Zvicrës duke e dominuar me rezultatin e thellë 1-5, në një sfidë që nuk pati shumë histori.

Sa i përket japonezeve, ato eliminuan Norvegjinë me rezultatin 3-1, në një takim i cili u duk i luftuar në pjesën e parë, por me vajzat japoneze që morën nën kontroll lojën në pjesën e dytë.

Spanja do të ndeshet me fituesin e sfidës Holandë-Afrikë e Jugut, ndërsa Japonia do të ketë përballë fituesin e Suedi-SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat