Onana deklarohet rreth gabimit trashanik

Futboll

Onana deklarohet rreth gabimit trashanik

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 21:53
Onana

Andre Onana është deklaruar rreth golit që pranoi nga mesi i fushës në miqësores që Manchester United e zhvilloi ndaj Lens.

Debutimi jozyrtar i portieri nuk shkoi sipas planit të tij, pasi një dalje e pamenduar i kushtoi me një gol nga gjysma e fushës që u shënua nga Florian Sotoca.

Pas ndeshjes, Onana ka thënë se ai e merr përgjegjësinë për këtë gabim, ndërsa lavdëroi bashkëlojtarët për punën që bënë në fitoren 3-1.

“I pranoj të gjitha kritikat, janë mbi mua”, ka thënë fillimisht ai.

“Ne gjithmonë mund të jemi më të mirë. Disa gjëra duhet të përpiqemi dhe t’i rregullojmë. Unë jam përgjegjës për gjithçka, veçanërisht për golat që pranojmë”.

“Jam krenar për atë që bënë mbrojtësit e mi. Unë jam njeri me shpinë të madhe, ndaj marr të gjitha kritikat”, ka shtuar më tej Onana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat