Ten Hag: Më besoni, Hojlund do të bëhet shumë i madh

Futboll

Ten Hag: Më besoni, Hojlund do të bëhet shumë i madh

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 22:07
Rasmus Hojlund

Rasmus Hojlund u prezantua në “Old Trafford” si futbollisti më i ri i Manchester United.

“Djajtë e Kuq” siguruan talentin danez nga Atalanta për 85 milionë euro (75+10).

Ndërkohë që 20-vjeçari firmosi për 5+1 vite me 5 milionë euro neto pagë sezonale.

“Nuk është sekret që kam qenë fans i këtij klubi që kur kam qenë fëmijë. Gjithmonë kam ëndërruar të luaj në “Old Trafford” dhe të mbaj veshur fanellën e United”, u shpreh sulmuesi viking.

Entuziast për kalimin e tij tek United është edhe trajneri Erik ten Hag, i cili thekson se Hojlund ka një potencial të jashtëzakonshëm.

“Rasmus ka një potencial të madh. Ai dëshiron të shënojë gola, ka një uri të madhe për të shënuar. Golin e ka gjithmonë në mendje.

Më besoni: ai ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe po tenton të përfitojë prej cilësive që zotëron.

Do ta mbështetim shumë të gjithë, që nga stafi teknik e deri te shokët e skuadrës”, deklaroi holandezi në lidhje me sulmuesin.

I cili ka veshur deri tani 6 herë fanellën e kombëtares së Danimarkës, duke gjetur po kaq herë rrugën e rrjetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat