Shkëndija gati për Voska Sportin

Futboll

Shkëndija gati për Voska Sportin

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 22:36
Shkëndija

Shkëndija të dielën nisin sezonin e ri në elitën e futbollit vendor kur në Ohër përballemi me debutuesin, Voska Sport. Të dielën ngritet sipari në edicionin e ri në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

"Shkëndija ndeshjen e parë e luan si mysafire e Voska Sportit në Ohër. Debutuesi në elitën e futbollit vendor është pengesa e parë e kuqezinjëve në sezonin e ri ku sërisht objektiv është kreu.

Shkëndija në këtë duel kërkon start të sezonit me tre pikë, për të nisir mbarë kampanjën e re, por edhe për të lënë pas eliminimin e hershëm nga Evropa.

Voska Sport për herë të parë në histori luan në elitë, mirëpo ohridasit janë tepër ambicioz dhe për të kërkuar sezon pozitiv kanë angzhuar shumë lojtarë nga vendi dhe jashtë. 

Bruno Dita dhe Almir Aganspahiç janë kthyer në skuadër dhe ditët e fundit kanë punuar me ngarkesa maksimale, pasi ishin ankuar në dëmtime. Të dy janë rikuperuar dhe do të jenë në kombinim për ndeshjen me Voskën. Fatkeqësisht diçka e tillë nuk mund të thuhet për Ennur Totren, që vazhdon të ndjejë shqetësime me gjurin dhe nuk do të jetë i disponueshëm për lojë. Mesfushori stërvitet individualisht dhe në mbikqyrjen e trajnerit kondicional dhe mjekut të klubit. 

Përballja Voska-Shkëndija zhvillohet të dielën me fillim në orën 17:00 në stadiumin “Burimet e Bilijanës” në Ohër dhe do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në platformën e FFM-së.", njofton FC Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat