Voska Sport synon fitore në hapje të kampionatit

Futboll

Voska Sport synon fitore në hapje të kampionatit

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 22:42
Pamje nga stërvitja e Strugës

Skuadra e Voska Sport nga Ohri, synon të debutojë me fitore në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Përballja është mes skuadrave shqiptare, Voska Sport – Shkëndija. 

Trajnerit Miljan Radoviç i Voska Sport, shpreh optimizmin: 

“Sezoni debutues për një skuadër në Ligën e Parë, çdoherë është i vështirë.

Kemi realizuar një fazë të mirë të përgatitjeve dhe besojmë se mund të luajmë futboll të mirë.

Luajmë përballë një skuadre shumë të mirë si Shkëndija, skuadër që hasi në probleme në garat europiane dhe që është në presion për shkak këtyre ndodhive.

Do të tentojmë që të paraqitemi sa më mirë në sezonin e ri dhe të arrijmë qëllimin tonë, mbijetesën në ligë”.

Ndeshja luhet nesër në orën 17.00 në stadiumin në Ohër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat