Transferimi i sulmuesit shqiptar te Empoli mbush rrjetin

Futboll

Transferimi i sulmuesit shqiptar te Empoli mbush rrjetin

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 23:43
Stiven Shpendi

Stiven Shpendi u largua nga Çezena duke firmosur në Serinë A me Empolin.

Sulmuesi shqiptar bën kështu një hap të madh në karrierën e tij, teksa kalimi te Empoli e ka bërë protagonist në rrjetet sociale për shkak të… memeve.

Duke qenë se mbiemri i tij Shpendi, në italisht përkthehet si shpenzo (Spendi), të shumë kanë qenë tifozët e Interit që e kanë përdorur si një mënyrë për të tërhequr vëmendjen e presidentit Zhang.

Duke parë se Interi nuk shpenzon në merkato por shpesh merr lojtarë me parametra zero, ata e konsiderojnë Shpendin si idealin për Zhang.

“Ne kemi Stiven (mos) shpenzo (Shpendi)”, shkruan një tifoz. “Një nxitje për presidentin tonë”, shkruan një tjetër.

“Ky është makthi i ëndrrave të Zhang”, janë disa nga komentet në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat