Djali i ish-kapitenit të Kombëtares bind klubin italian

Futboll

Djali i ish-kapitenit të Kombëtares bind klubin italian

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 23:46
Roko Vata

Roko Vata shihet si një nga talentët më të mëdhenj në Skoci.

Djali i Rudi Vatës aktivizohet me Sëlltikun dhe pavarësisht se është 18-vjeç, njeh disa paraqitje me skuadrën e parë duke spikatur jo pak.

Kjo ka bërë që Torino të vihet pas tij. Mediat italiane raportojnë se “granadat” janë vënë seriozisht pas shërbimeve të tij.

Kontrata e Vatës skadon verën e ardhshme por klubi i Torinos është gati të hyjë në negociata me Sëlltikun për të blerë kartonin e tij, duke qenë se të dyja palët kanë përfitim.

Torino shpreson ta marrë për një çmim relativisht të ulët e nga ana tjetër, Sëlltiku nuk do ta humbiste me parametra zero. Vata luan si mesfushor i avancuar por gjithashtu edhe si sulmues krahu nga e majta dhe nga e djathta, teksa bën pjesë në skuadrën kombëtare të Irlandës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat