Mesfushori maroken drejt gjigandit të Premier Ligës

Futboll

Mesfushori maroken drejt gjigandit të Premier Ligës

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 11:31
Sofian Amrabat

Mesfushori maroken drejt gjigandit të Premier Ligës!

Mançester Junajtidi është duke iu afruar transferimit të mesfushorit maroken, Sofian Amrabat, me një kontakt sekret që është bërë mes “djajve të kuq” dhe Fiorentinës gjatë orëve të fundit.

Amrabat, lojtari me origjinë holandeze, tërhoqi vëmendjen me paraqitjet e tij mbresëlënëse ndërsa Maroku mbërriti deri në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në Katar dhjetorin e vitit të shkuar.

Ai tani është objektivi kryesor i gjigantëve anglezë, pas transferimit prej 72 milionë paundësh të sulmuesit të Atalantës, Rasmus Hojlund. Junajtidi dëshironte të nënshkruante me yllin e Fiorentinës në janar, por skuadra violë hezitoi ta shiste. Fiorentina dëshiron rreth 30 milionë paund për 26-vjeçarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat