Skriniar: Te PSG ka presion

Futboll

Skriniar: Te PSG ka presion

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 11:45
Skriniar

Milan Skriniar u largua nga Interi për t’u bashkuar me Paris Siant Germain, që i ofroi një pagë dukshëm më të lartë sesa zikaltrit, teksa mbrojtësi sllovak ka rrëfyer edhe ndjesitë e para të aventurës franceze.

“Këtu është shumë bukur çdo gjë.

Kam gjetur një skuadër që rritet çdo vit dhe jam shumë i lumtur. PSG ka tifozë anembanë botës dhe sigurisht që presioni është i madh, por jemi profesionistë dhe do të dimë ta përballojmë”, tha Skriniar.

Klubi francez drejtohet nga Luis Enrique, që ka marrë përsipër misionin për të sjellë Championsin në Paris, teksa Skriniar flet me superlativa për stafin teknik.

“Trajneri dhe stafi janë të shkëlqyer.

Ata duan të luajmë një futboll modern dhe dominues. Po punojmë për të kuptuar sa më shpejt idetë e tyre”, tha sllovaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat