Ronaldo, kurrë kaq vendimtar

Futboll

Ronaldo, kurrë kaq vendimtar

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 11:59
Ronaldo

“CR7 kthehet i madh në Arabinë Saudite” ka shkruar e përditshmja Marca duke i thurur elozhe statistikave të fundit të Cristiano Ronaldo-s.

Sulmuesi portugez, duke iu referuar shifrave, ka rilindur tek Al Nassr, duke arritur nivele të ngjashme me vitet e arta kur vishte fanellën e Real Madrid.

Që nga momenti i zbarkimit në Arabi, në fakt, Ronaldo ka shënuar në total 16 gola në 19 ndeshje zyrtare (në sezon) për një mesatare prej 0.84 golash për ndeshje. Pothuajse një gol për ndeshje.

Një statistikë që kthen mbrapa në kohë pesë vite më parë, sezoni 2017/18, kur Ronaldo vishte akoma fanellën e Real Madrid dhe ishte 33 vjeç.

Periudha më e keqe ka qenë ajo tek United: 27 gola në 57 ndeshje, mesatare 0.5 çdo 90 minuta. Ndërsa, tek Juventus, kulmi ka ardhur në sezonin 2020/21, mesatare 0.82 për ndeshje. Në Arabi ka bërë akoma më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat