Beshiktashi e kërkon me ngulm

Futboll

Beshiktashi e kërkon me ngulm

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 12:06
Mesias

Pavarësisht se për Piolin është i padisponueshëm për shkak të një dëmtimi në kofshë të pësuar në miqësoren kundër Realit të Madridit, Zhunior Mesias vijon të ketë kërkesa në merkato.

Klubi që duket më shumë i interesuar për momentin është Beshiktashi.

Turqit janë gatit ë paguajnë 5 milionë euro për kartonin e tij dhe Milani duket se është i lumtur me ofertën, ndërsa lojtari vijon të hezitojë.

Dëshira e tij është të vazhdojë karrierën në Itali dhe ndër ekipet që e ka tunduar është Torino.

Në fakt, këta të fundit synojnë huazim me të drejtë blerjë, një akord i rrezikshëm për një 32-vjeçar nga i cili kuqezinjtë duan të fitojnë diçka e të mos vijojnë ta kenë në bordero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat