Një milion euro në javë

Futboll

Një milion euro në javë

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 12:07
Victor Osimhen

Al-Hilal do të bëjë një ofertë të re për sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen.

Nigeriani dhe Napoli refuzuan një tentativë nga Al-Hilal muajin e kaluar.

Megjithatë, klubi i Saudi Pro League po përpiqet sërish me një ofertë 1 milion euro në javë për Osimhen dhe një ofertë prej 110 milion euro për Napoli-n.

Ben Jacobs i CBS raporton:

“Al-Hilal ende nuk ka hequr dorë nga Victor Osimhen dhe i ka ofruar atij afërsisht 1 milion euro në javë. Palës saudite tashmë i është refuzuar një ofertë e parë.

Al-Hilal kërkon një goditje tjetër të madhe pasi dështoi të marrë Messi dhe Mbappe.

“Napoli ende po kërkon që Osimhen të rinovojë kontratën".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat