Balogun ‘mesazh’ Interit

Futboll

Balogun ‘mesazh’ Interit

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 12:15
Balogun

Lukaku dhe Scamacca janë dy objektivat e sfumuar për Interin në këtë merkato vere, me zikaltrit që dy javë para nisjes së kampionatit nuk e kanë kompletuar ende repartin e avancuar, ku kanë për momentin vetëm Lautaron dhe Marcus Thuram.

Paraditen e të shtunës në qendrën stërvitore është mbajtur një takim mes drejtuesve dhe Inzaghit, që kanë diskutuar pikërisht mbi dinamikat e merkatos, teksa trajneri ka konfirmuar dëshirën e tij për të pasur në dispozicion spanjollin Alvaro Morata.

Nga ana tjetër drejtuesit e Interit nuk kanë ndërmend të nxitohen, por duket se kanë vendosur të bëjnë gjithçka për të sjellë në Milano amerikanin e Arsenalit, Folarin Balogun.

Edhe ky i fundit duket i bindur për t’u bashkuar me zikaltrit dhe ua ka bërë të qartë dëshirën e tyre edhe drejtuesve të Arsenalit, të cilët javën e ardhshme mund të ulin çmimin deri në 35 milionë euro, për të kompletuar transferimin.

Ndërkohë, po të shtunën Balogun postoi në rrjetet sociale një video me driblimet e Ronaldo Fenomenit, kur luante me Interin, një tjetër sinjal që mezi pret të veshë fanellën zikaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat