Mund të largohet vetëm një muaj pas prezantimit

Futboll

Mund të largohet vetëm një muaj pas prezantimit

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 12:34
Luis Enrike

Në një ambient si i Paris SG-së që ngjan me një depo baruti, çdo ditë shfaqet një telenovelë e re dhe e kthen përmbys “Parc des Princes”.

Sikur të mos mjaftonte gjithçka që lidhet me çështjen “Mbape”, trajneri Luis Enrike i ka bërë të qartë klubit se po mediton largimin vetëm një muaj pas mbërritjes së tij në Paris.

Largimi i mundshëm i Luis Kampos, i shtuar në menaxhimin katastrofik të largimit të Mbapesë ka shkaktuar shqetësimin e trajnerit asturian.

Për këtë arsye dhe sipas mediave të ndryshme, tekniku spanjoll i ka vendosur një ultimatum komandës së lartë të klubit të tij të ri.

Nëse PSG-ja nuk e mbyll skuadrën para 12 gushtit, trajneri asturian mund të largohet nga Parisi.

Por vetëm një ditë pas zhurmës së madhe që shkaktoi lajmi se Enrike mund të largohet nga Parisi pa nisur sezoni në Francë, ka qenë vetë tekniku, i cili ka përçuar një mesazh të kriptuar me një moto mosketierësh.

“Të gjithë për një dhe një për të gjithë”, ishte mesazhi i Enrikes, që me sa duket do të vijojë në Paris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat