Vendosi drejtësi në Tirana - Beshiktash, arbitri e Premier Ligës gjykon finalen e Superkupës së Anglisë

Futboll

Vendosi drejtësi në Tirana - Beshiktash, arbitri e Premier Ligës gjykon finalen e Superkupës së Anglisë

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 13:05
Pamje nga një ndeshje

Pas sfidës europiane midis Tiranës dhe Beshiktashit në “Air Albania”, gjyqtari që vendosi drejtësi në këtë duel është vendosur në krye të Superkupës së Anglisë midis Mançester Sitit dhe Arsenalit.

Bëhet fjalë për Stjuart Atuell, i cili së bashku me Tim Vud dhe Dan Robathan do të vendosin drejtësi në këtë supersfidë.

Gjithashtu dhe Neil Dejvis, i cili ishte asistent në Tirana-Beshiktash do të jetë në VAR për Siti-Arsenal.

Tifozët e kësaj të fundit nuk janë të lumtur me këtë zgjedhje, duke parë precedentët e mëparshëm që “Topçinjtë” kanë pasur me Atuell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat