AF Elbasani mposht ekipin e Superiores

Futboll

AF Elbasani mposht ekipin e Superiores

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 13:14
Pamje nga ndeshja

Egnatia dhe AF Elbasani fituan miqësoret e luajtura gjatë ditës së shtunë. Skuadra nga Rrogozhina triumfoi 3-1 përballë Bylisit, ndërkohë që verdheblutë nga Elbasani mposhtën 2-1 Laçin e Superiores.

Bylisi mbylli në avantazh pjesën e parë të takimit të luajtur në “Egnatia Arena” falë golit të Eminit.

Por, vendasit përmbysën gjithçka në fraksionin e dytë të takimit nëpërmjet rrjetave të Isgandarlit, Malotës dhe Lilës.

Egnatia do të përballet me Interin ne një miqësore luksi. Që do të zhvillohet në datën 13 gusht në stadiumin “Paolo Mazza” (20:00), Ferrara.

Ndërkohë, AF Elbasani fitoi 2-1 kundër bardhezinjve të Laçit në “Elbasan Arena”.

Golat e fitores për skuadrën e Nevil Dedes, që ka si objektiv rikthimin në elitën e futbollit shqiptar, u realizuan nga Karakaçi dhe Lleshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat