Anglezi u transformua nga trajneri katalanas

Futboll

Anglezi u transformua nga trajneri katalanas

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 13:18
John Stones

Mes protagonistëve të Triplete-s të sezonit të kaluar te Manchester City-t, mbrojtësi dhe mesfushori John Stones foli për Daily Mail për rëndësinë e Pep Guardiola-s në karrierën e tij.

Anglezi u transformua nga trajneri katalanas, i cili e ka kthyer atë në një xhol të vërtetë të mbrojtjes dhe mesfushës.

Anglezi shpjegoi: “Mendova se isha i mirë në futboll kur mbërrita te City. Pep më bëri të ndihesha sikur nuk dija asgjë”, pranoi Stones.

“Më hapi sytë për shumë gjëra dhe më dukej sikur truri po riprogramonte veten. Të jesh mbrojtës në skuadrën e Pep është shumë bukur.

“Ai ka pritshmëri të mëdha nga kushdo që dëshiron të luajë në ekipin e parë. Është mirë kur bën atë që ai kërkon në stërvitje dhe pastaj shikon se si funksionon në ndeshje.

Më pëlqen shumë, po mësoj. Diçka e re çdo vit.

“Unë them gjithmonë se kur je i lumtur në diçka, ke më shumë kënaqësi prej saj. Tani edhe unë edhe shokët e skuadrës jemi të lumtur dhe në këto kushte mund të shprehemi më së miri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat