Behar Fetai: Ohri sot ka festë, na vjen Shkëndija!

Futboll

Behar Fetai: Ohri sot ka festë, na vjen Shkëndija!

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 13:26
Behar Fetai në veprim

Voska Sport sot po realizon ëndërrën.

Skuadra shqiptare nga Ohri, falë përkushtimit të madh të drejtuesve të saj, me në krye Nefi Useinin dhe njeriun e palodhshëm, Artan Borova, sot do të debutojnë në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, aty ku i pret përballja me gjigandët e Shkëndijës.

Debutim më të mirë as që do kishin imagjinuar edhe vetë ata, pasi një skuadër si Shkëndija pritet të jetë magnet edhe për tifozët e qytetit të Ohrit, që pas më shumë se një dekade do të kenë mundësinë të shohin futboll elitar në Maqedoni.

Në prag të këtij takimi, nga tabori i Voska Sport ka folur golashënuesi më i mirë i tyre dhe njëri ndër më të merituarit për inkuadrim në Ligën e Parë, Behar Fetai, i cili premton spektakël në ndeshjen e sotme kundër Shkëndijës, duke potencuar se ekipi i tij këtë vit mund të jetë edhe surpriza e kampionatit.

“Sot edhe zyrtarisht debutojmë në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

Është kjo një ndjenjë shumë e bukur për gjithë neve futbollistët, për drejtuesit, dhe për gjithë qytetin e Ohrit, që pas më shumë se një dekade do të ketë mundësinë të shoh futboll elitar. Për më tepër sot përballë do të kemi Shkëndijën, një ndër skuadrat më të mira në vend. Mendoj se nisje më të mirë të kampionatit as që do kishim mundur të imagjinojmë.

Jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe pas gjithë atyre lëvizjeve të bëra nga ana e drejtuesve, mendoj se do jemi surpriza e kampionatit. Shpresojmë që ta fillojmë me këmbë të mbarë sezonin e ri.”

Fetai premton spektakël…

“Dita e sotme do të jetë festë për ne si skuadër, por edhe gjithë qytetin e Ohrit, pasi na vjen ekipi më i mirë në Maqedoni,  Shkëndija. Ju garantoj se spektakli nuk do të mungojë, ashtu që ftoj sa më shumë tifoz që të vijnë dhe të na mbështesin. Unë ju premtoj se do të jap më të mirën nga vetja ime që ta fillojmë me këmbë të mbarë kampionatin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat