Dalipi shënoi tre gola, Zekiri dy

Futboll

Dalipi shënoi tre gola, Zekiri dy

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 13:32
Ekipi Ismet Jashari nga Orizarja e komunës së Likovës

Ekipi Ismet Jashari nga Orizarja e komunës së Likovës ka mposhtur FC Zimberi nga Rramanlia e Kumanovës me rezultat tenisi prej 6-2 për të kaluar në finalen e turneut tradicional në futboll të vogël “Llopati 2023”.

Në finale, Ismet Jashari do të takohet me On Construct.

Pjesa e parë e ndeshjes Ismet Jashari – FC Zimberi u mbyll me rezultat 2-0 me golat e Erol Dalipit dhe Jasir Zekirit.

Ismet Jashari dominoi me lojë dhe gola edhe në pjesën e dytë, duke shënuar edhe katër herë të tjera. Erol Dalipi realizoi edhe dy gola për të kompletuar hat-trick-un e tij, kurse Jasir Zekiri shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje. Një gol e ka shënuar edhe Sami Alili.

Për FC Zimberi të dy golat i ka shënuar Mentor Mejzini.

Shiu që ra gjatë ditës së djeshme ka shtyrë organizatorët që ta zhvendosin ndeshjen në sallën sportive “Faik Konica” në Sllupçan të komunës së Llikovës.

Takimi në fjalë është ndjekur nga një numër i madh i shikuesve.

Finalja e madhe Ismet Jashari-On Construct do të luhet ditën e hënë (ora 22:00) në fshatin Llopat të Kumanovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat