SHBA-ja largohet pas dramës së penalltive

Futboll

SHBA-ja largohet pas dramës së penalltive

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 14:07
Pamje nga ndeshja

Suedia ka arritur të marrë më në fund hak ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke i eliminuar nga Kupa e Botës “Australi-Zelandë e Re 2023” vetëm pas goditjeve të penalltive.

120 minuta ankth që u mbyllen pa gola, u desh ruleta e 11-metërshave për të vendosur fituesin.

Për nordiket gabuan Bjorn dhe Blomkvist, ndërsa për kampionet e Botës në fuqi gabuan Rapino, Smith dhe O’Hara, me Suedinë që arriti më në fund çerekfinalet e Botërorit, ku do të ndeshet me Japoninë.

Gjithashtu ditën e sotme arriti të kualifikohej dhe Holanda, e cila mundi 2-0 Afrikën e Jugut, teksa në çerekfinale do të ketë përballë Spanjën,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat