Kvara: Ai më ndryshoi jetën

Futboll

Kvara: Ai më ndryshoi jetën

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 16:02
Kavaratskhelia

Ylli i Napoli-t, Kavaratskhelia, ka dhënë një intervistë të bukur për Gazzetta dello Sport.

Gjeorgjiani ka ripërshkuar disa nga etapat më të rëndësishme të sezonit të kaluar gjatë të cilit ai ka qenë protagonist bashkë me shokët e skuadrës.

“Besoj se ka qenë një vit i pabesueshëm për të gjithë, jo vetëm për mua.

Askush nuk do të kishte pritur që Napoli të fitonte titullin pas 33 vitesh, por përgatitja jonë dhe dëshira për të dhënë maksimumin ka bërë gjithmonë diferencën.

Kështu që nuk ekzistojnë merita personale para një rezultati kaq të jashtëzakonshëm”, ka thënë Kvara.

Fitorja e titullit ka ardhur matematikisht kundër Udinese-s, por ndjesia se Napoli mund t’ia dilte ka ardhur pak më përpara:

“Pas ndeshjes me Juventus-in ishte e qartë për të gjithë se ishim shumë afër dhe nga ai moment çdo ndeshje ishte një festë, në pritje të matematikës dhe sigurisë. Kanë qenë ditë të pabesueshme, kemi përjetuar emocione të jashtëzakonshme”.

Një koment edhe për Spalletti-n: “Si një baba? Po.

Dhe nuk do të arrij kurrë ta falënderoj mjaftueshëm. Ka qenë një kthesë për karrierën time: më dha mundësinë për të luajtur në nivele shumë të larta dhe më ka mbështetur gjithmonë, edhe në momentet më të vështira.

“Kur nuk arrija të jepja maksimumin, ai ishte aty duke më dhënë zemër, duke më mbrojtur, duke më dhënë këshilla. Nëse jam bërë lojtari që jam sot, është meritë e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat