Coutinho, nga Aston Vila në Katar

Futboll

Coutinho, nga Aston Vila në Katar

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 16:04
Philippe Coutinho

Katari ka vënë në shënjestër Philippe Coutinho-n, që në orët e kaluara ka qenë në fushë me Aston Villa-n e tij në Troefun Naranja kundër Valencia-s. Braziliani mund të largohet nga Anglia.

Siç ka shkruar Mundo Deportivo, një klub i Katarit duket se po kërkon ta marrë ish-yllin e Liverpool-it, Inter-it dhe Barcelona-s, i cili mund t’i thotë lamtumirë Europës në moshën 31 vjeç.

Në rast se kjo ndodh, nga ky transferim do të përfitonte edhe klubi katalanas.

Në fakt, Barcelona, kur e ka shituar Coutinho-n tek Aston Villa për 20 milionë, ka ruajtur një përqindje prej 50% mbi një shitje të ardhshme të mundshme të lojtarit.

Megjithatë, siç ka saktësuar e përditshmja spanjolle, kjo shifër është e vlefshme vetëm nëse braziliani do të shitet për një shifër të barabartë ose më të lartë se 20 milionë euro.

Për këtë arsye katalanasit shpresojnë që nga Katari të vijë një ofertë e lartë në mënyrë që t’u japë akoma më shumë oksigjen arkave të klubit.

Të shohim se çfarë do vtë ndodhë në orët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat