Tifozët e Valencias e ngatërruan duke menduar se është futbollist

Futboll

Tifozët e Valencias e ngatërruan duke menduar se është futbollist

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Valencia dhe Aston Villa zhvilluan gjatë ditës së shtunë një takim miqësor në “Mestalla”. Sfidë që u fitua 2-1 nga djemtë e Unai Emery.

Skuadra nga Birmingami po kalon një formë shumë të mirë, duke regjistruar vetëm rezultate pozitive në 6 miqësoret e zhvilluara deri tani.

Një episod i veçantë ndodhi përpara fillimit të takimit. Një tifoz i Aston Villa-s po futej në stadium, teksa spanjollët e morën për futbollist.

Disa tifozë të Valencias nisën të bënin fotografi dhe t’i merrnin autografe.

Ndërkohë që tifozi i skuadrës angleze qëndroi serioz dhe ua plotësoi dëshirat.

Pamjet janë bërë virale. Mbështetësit e Valencias e kishin marrë për futbollist të ekipit kundërshtar, por ai ishte vetëm një tifoz si ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat