Kush e refuzoi rikthimin e Neymarit te Barcelona?

Futboll

Kush e refuzoi rikthimin e Neymarit te Barcelona?

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 16:08
Neymar

Mundo Deportivo zbulon një prapaskenë interesante merkatoje që lidhet me Neymarin. Braziliani u transferua nga Barcelona te PSG për 222 mln euro në verën e vitit 2017.

Duke vijuar të jetë blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit. E përditshmja spanjolle shkruan se “ylli” i kombëtares së Brazilit ka dashur të rikthehet në “Camp Nou”.

Por, Xavi ka vendosur veton. Duke refuzuar në mënyrë kategorike mundësinë e rikthimit të 31-vjeçarit te kampionët në fuqi të Spanjës.

Trajneri i Barcelonës nuk i vë në dyshim aftësitë e Neymarit, me të cilin ka luajtur si shok skuadre tek ekipi katalanas. Por ka një problem tjetër.

Ish-mesfushori i madh ka marrë këtë vendim për të mos prishur ekuilibrin dhe harmoninë që ka krijuar gjatë një viti e gjysmë në stolin e Barçës.

Braziliani dha kontribut në 35 gola gjatë sezonit të kaluar me PSG-në, duke regjistruar 18 gola dhe 17 asiste në 29 ndeshje të luajtura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat