Arsenali “hakmerret” ndaj Manchester Cityt

Futboll

Arsenali “hakmerret” ndaj Manchester Cityt

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 19:37
Arsenali

Arsenali e ka nisur me trofe sezonin e ri, duke triumfuar në Superkupën e Anglisë.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta triumfoi sot në ndeshjen finale ndaj Manchester Cityt.

Finalja e zhvilluar në “Wembley” u vendos pas penalltive, pasi koha e rregullt u mbyll baras 1:1.

Cole Palmer kaloi fillimisht “Qytetarët” në epërsi me një gol të bukur të shënuar në minutën e 70-të.

Teksa ndeshja po shkonte drejt fundit, ishte Leandro Trossard që shënoi në fundin e saj, 90+11′, për ta dërguar ndeshjen në penallti.

“Topçinjtë” u treguan më të saktë në ekzekutimin e penalltive, ku fituan me rezultatin 4:1.

Odegaard, Trossard, Saka dhe Vieira shënuan nga pika e 11 metërshit.

Te Man City shënoi vetëm Silva, kurse De Bruyne dhe Rodri dështuan. Belgu goditi shtyllën, kurse goditja e spanjollit u prit nga Ramsdale.

Për Arsenalin është hera e 17-të në histori të klubit që e fiton trofeun e Superkupës së Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat