Al-Nassr kalon në gjysmëfinale, Ronaldo kontribuon me gol

Futboll

Al-Nassr kalon në gjysmëfinale, Ronaldo kontribuon me gol

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 19:39
Al-Nassr

Al-Nassr ka kaluar në gjysmëfinale në Kupën e Kampionëve të Klubeve Arabe.

Skuadra saudite eliminoi sot Raja Casablanca në çerkefinale të kësaj gare.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Prince Sultan bin Abdul Aziz” përfundoi me rezultatin 1:3.

Cristiano Ronaldo edhe në këtë ndeshje ndihmoi skuadrën e tij me gol. Ylli portugez shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 19-të.

Golat tjerë u shënuan nga Sultan Al Ghannam (29′) dhe Seko Fofana (38′).

Ndërkaq, për skuadrën marokene shënoi Abdullah Madu (41′ – autogol).

Al-Nassr në gjysmëfinale do të përballet me Al-Shorta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat