Amir Rrahmani i jep fitoren Napolit

Futboll

Amir Rrahmani i jep fitoren Napolit

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 21:06
Amir Rrahmani

Pas barazimit me Gironan, Napoli iu kthye suksesit në miqësoren e zhvilluar kundër Augsburgut.

Edhe pse pa Osimhen e Kvaratskhelia, të cilët vijojnë të qëndrojnë në infermieri, dhe pa Zielinskin, që ka një problem me gju, pra me vetëm 15 lojtarë në dispozicion, kampionët në fuqi të Serisë A ia dolën të triumfonin falë golit të Amir Rrahmanit në zhvillimet e një goditjeje këndi (asist i Elmas).

Një test që u zhvilluar me një ritëm më të shpejtë krahasuar me miqësoret e mëparshme.

Skuadra e kaltër zhvilloi një lojë më të bukur, por edhe shpërdoroi shumë në portën e kundërshtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat