Ja formacionet që u paraqitën sot Voska Sport - Shkëndija

Futboll

Ja formacionet që u paraqitën sot Voska Sport - Shkëndija

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 21:10
Shkëndija

Shkëndija e Tetovës e nisi mbarë sezonin e ri, duke mundur Voska Sportin me rezultat 1: 0. 

Dueli i xhiros së parë në sezonin e ri të futbollit maqedonas solli betejë fortë, me debutuesin në elitë që u tregua skuadër solide dhe refuzuan në dorëzohen para Shkëndijës deri pak para fundit.

Aganspahiç ishte heroi i ndeshjes kur realizoi për tre pikë në start të sezonit të ri.

Voska Sport - Shkëndija 0:1 (0:0)

Stadiumi “Burimet e Bilijanës” në Ohër
Golashënues: Aganspahiç 90’+1 (Shkëndija)
Arbitër: Igor Stojçevski (Shkup)
Kartona të kuq: Georgiev 76’ (Voska Sport), ndërsa Shala 63’ (Shkëndija)
VOSKA SPORT: Velii (c), Stojçevski, Nikoliq, Georgiev, Marushiq, Gjorgjievski (Adem 46’), Stijepoviq, Sharkoski, Trpeski, Sikiru (Jahiji 78’), Feta.
Trajner: Milan Radoviq.

SHKËNDIJA: Taleski, Rexhepi, Cake, Adili, Limani, Ramadani (c) (Maksimov 30’), Çinari, Krasniqi (Dita 90’+2), Shala, Qaka, Elezi (Aganspahiç 75’).
Trajner: Ardian Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat