Deçiqi befason, pëson dy gola në 13 minutat e fundit 

Futboll

Deçiqi befason, pëson dy gola në 13 minutat e fundit 

Nga: K. Goca Më: 6 gusht 2023 Në ora: 21:57
Deçiqi

Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi ka pësuar humbje në finish me rezultat 2:1 nga OFK Petrovac.

Futbollisti Ilir Camaj në minutën e 49-të kaloi në epërsi vendasit.

Pak kush e ka pritur se OFK Petrovac në finish do ta përmbysin epërsinë e Deçiqit.

Peroviq në minutën e 77-të dhe Zvrko në atë të 90+2, shënuan për fitoren e Petrovacit.

Duket se Deçiqi po e penalizon edhe zhvillimi i ndeshjeve si vendas jashtë Tuzit, sot ka luajtur në fushën e OFK Titogradit në Podgoricë.

Pas javës së tretë Petrovac kryeson me 7 pikë dhe Deçiqi bie në vend të shtatë me 3 sosh por kjo e fundit ka një takim me pak të zhvillua në kampionatin malazez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat